Flokenaja



Pakt

aa008666.jpg

Ne flasim për motin,
ekspresin e mëngjesit…

shtojmë pak politikë,
sa për të trembur metaforat dhe retiçencat,
që flatrojnë turbulltaz nëpër fjalë…

pastaj heshtim…

unë gjithmonë shtirem se nuk i dëgjoj,
ato goditje të mbytura,
që të shurdhohen brenda kraharorit…

e ti, asnjëherë nuk më thua,
që aty,
brenda një poezie,
je duke më mbytur, e dashur, njëherazi…

kuptohemi kaq mirë, në heshtje ne të dy,
ndërsa vrasim ditët nga pak,
nën këte pakt të pashkruar…


Ne flasim… për motin,
trenat e humbur,
gështenjat e pjekura…

shtojme pak politikë,
sa per të zh’bërë ngrohtësinë e pasofistikuar të frymëve,
që veshin suprinën e akullt, të xhamit…

Pastaj heshtim…

e ashtu heshturazi,
une kam kaq frikë të të mbështes kokën në krahor,
e të mësoj ç’shkruan për mua atje brenda…

© Arlinda G.


Komente

  1. 1 eni says:

    me pelqen shume

    Dërguar më: 15 Tetor 2009, 10:02 am
  2. 2 flokenaja says:

    edhe mua en’ :)

    Dërguar më: 16 Tetor 2009, 1:32 am
  3. 3 Arza says:

    E mrekullushme .

    Dërguar më: 26 Tetor 2009, 5:43 am
  4. 4 flokenaja says:

    Hi arza :)

    Dërguar më: 26 Tetor 2009, 6:07 am
  5. 5 Kamomila says:

    Me pelqeu poezia.

    Pergezime…. :)

    Dërguar më: 26 Tetor 2009, 10:57 pm
  6. 6 flokenaja says:

    Miresevjen kamomila ! :)

    Dërguar më: 27 Tetor 2009, 3:17 am
  7. 7 xhenius says:

    femerore,bukur, ciao!

    Dërguar më: 27 Tetor 2009, 12:39 pm
  8. 8 flokenaja says:

    ciaoooo

    Dërguar më: 28 Tetor 2009, 2:08 am
  9. 9 sirena e shpirtrave says:

    pergezime e dashur…vertet e bukur….eshte e disata here qe e lexoj…kam ‘ngecur’ ketu :)…

    Dërguar më: 28 Tetor 2009, 6:25 pm
  10. 10 flokenaja says:

    edhe une “kam ngecur”, nder te rrallat poezi te miat qe arrij ta mbaj mend permendesh :)

    Dërguar më: 29 Tetor 2009, 4:29 am
  11. 2-3-1-3-4-3 / 3-3-1-3
    Vargezim komplet palidhje ; fantastike dmth :)

    Dërguar më: 29 Tetor 2009, 10:43 am
  12. 12 flokenaja says:

    spara prato, ti e di qe ketu mund te thuash cfaredolloj gjeje qe mund te te vije nder mend, nuk kam censure une :)

    Dërguar më: 30 Tetor 2009, 2:46 am
  13. Jo une ca kisha per te thene e thashe :D

    Mirepo nuk e kisha me ironi. Une e kam inat poezine me forme te rregullt ( rime, vargezim, metrik ). Kuptohet qe me perjashtime, mirepo ne pergjithesi me duken si “9-kacet” e Enverit ; te njesojta dhe shume katrore. Mua edhe buka kur e blej nuk me pelqen e rregullt, ndaj e kafshoj rruges ( ne fakt vetem kur eshte e ngrohte :P )

    Dërguar më: 30 Tetor 2009, 4:19 am
  14. 14 flokenaja says:

    njesoj dhe une… nuk shkruaj dot me rregulla :) do me dukej matematike nese do e beja… dhe ne matematike nuk kam qene mire hic… tere jeten e kam patur kompleks qe nuk ma priste ne matematike : D

    Dërguar më: 30 Tetor 2009, 4:29 am
  15. 15 sirena e shpirtrave says:

    Flo…edhe pse kam “ngecur” pres te lexoj prej teje.
    Me bie rruga shpesh ketej nga ti dhe …”sme ke shkruar me”….
    Te pershendes e dashur :)

    Dërguar më: 5 Nëntor 2009, 4:02 am
  16. 16 flokenaja says:

    Te pershendes dhe une sirene e dashur, po ti me kap kur jam ne situata te turbullta, telashe e dashur… “dhe telashet nuk kane te sosur” ka qene nje film me virna liz dikur :)

    Dërguar më: 5 Nëntor 2009, 4:52 am
  17. 17 sirena e shpirtrave says:

    Ha, perfekte. Pikerisht momenti i duhur per te nxjerre me te miren e vetes… :D

    Dërguar më: 8 Nëntor 2009, 5:16 pm
  18. 18 Zana says:

    Mire dita Flo…Ah sikur vertet te ndodhe qe dikush te ndjeje e perceptoje ndjenjat e vetea e te tjetrit me kaq elegance e sqime…prandaj poezia jote eshte e rralle…Si nje diçka qe e gjen ne dyanet e mrekullueshme te antikuareve ne Via Condoti…Gjenite u bene te tille kur sfiduan rregullat…..Rregulli per mendimin tim vret frymezimin,limiton mundesine e shprehjes…..Rregullat nuk respektojne l’indole naturale te njeriut…poshte rregullat :)

    Dërguar më: 29 Nëntor 2009, 2:50 am
  19. 19 flokenaja says:

    Mirdita Zane! Ti me perkedhel… do ta fus ne kornize kete koment! :)

    Dërguar më: 30 Nëntor 2009, 3:08 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël