Nën flamujt e melankonisë
MigjeniNë vendin tonë kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme… … dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Aty këtu në hijet e flamujve mund të shifet një mund, një përpjekje e madhe përmbi vdekje për të pjellë diçka të madhe, për të qitë në dritë një xhind! Por, (o ironi) nga ajo përpjekje lind vetëm një mi. Dhe kështu kjo komedi na plas dellin e gazit, nsa prej marazit pëlcasim. Në prakun e çdo banese ku ka ndoj shenj jetese valon nga një flamur melankolie të trishtueshme
↑ Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël