Flokenaja


E Pudërt…

Karroca e bebes troket butaz mbi trotuar,
gruaja e shtyn ngadalë,
të mos i prishë nanuritjen…
 
i vogli gugat nëpër ëndër,
poshtë fashëzës transparente që i ledh fytyrën e njomështz’,
ai e çik mes buzësh,
e ajri i muzgut stërpik përreth aromë pudre…
 
diku me tej,
zëri i ngjirur i një prezantuesi spektaklesh,
ca fishkëlllima të stërzgjatura,
e ca thirrje të ekzaltuara; - ohhh baby…
 
silikon agresiv mbi pasarelë,
tinguj tëmtha-gërvishtëz takash të metalta,
që përplasen e përplasen të tërsëllta…
si trokth i hazdisur, kuajsh të zemëruar…
 
…një konkurs bikinish atje tej…
…ajo…
në trup, një fustan të thjeshtë shtëpie…
 
tani hëna e plotë,
i ka ledhur edhe asaj mbi fytyrë një fashëz drite,
 
përndriten ninëzat,
ajo e çik dritën mes buzësh, si i vogli i saj,
e s’ngopet së ndjeri e plotë… e pudërt…
 
- Dhe… miss bikini 2009… shpallet…
 
Ajo, vazhdon të shtyjë karrocën ngadalë,
poshtë fustanit,
piklat e qumështit i shpërndahen ëmbëlsisht nëpër trup…
 

© Arlinda G.