Kinema e vjetër
Ismail KadareKinema e vjetër, Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s’lozin filma të përsëritur,
Ku s’bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S’shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n’asnjë prej tyre s’kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s’e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani. Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s’i prishte. T’i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra. Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore. Bota fund s’kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna. Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane. Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni. Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t’i marr me vete.
Shume drejt e keni pershkruar ate Jete Shqiptare si…Kinema e vjeter e braktisur , por mjerisht prezente akoma .
Kjo eshte pikerisht ajo Kinema e trishtushme qe i ofrohet atij populli ne agoni ,nga poltikant sharlatan te Epokes “Demokratike” , por dhe nji populli qe mesa duket ka gjet “qetsin” ne ket kinema te jetes ,ambjentuar thellesisht me kte jete , i paafte/dembel te ndermarr hapa konkret ndryshimi te ktij mentali te Vjeter.
E di qe po bej me shume filozofi se c’lejohet ndoshta ne nji koment poezie Flo,(t’me falesh nqs ju bezdis ) por eshte thjesht nji kendveshtrim imi mbi zhvillimet trishtuse ne vendin tone ,qe padyshim me preukupon shume edhe pse ndonjiher ndoshta mund ta ekzagjeroj ,(me mirkupto te lutem , nqs kte koment do ta ngarkoja edhe me nji forme poetike si me poshte vijon
(Kinemas Vjeter e braktisur si ajo jete shqiptare !)
Mallin brenda zemres groposur ,
(nuk eshte me e keqja e ksaj Bote )
Nji Dashuri e humbur,
(nuk eshte me e keqja e ksaj BOte)
As kur jemi duke pare se te tjeret jan me te lumtur se Ne(Alb) ,
(nuk eshte me e keqja e ksaj Bote)
(
Me e keqja e ksaj Bote Shqiptare eshte vertet ajo
Kinema e INJORANCES…)))
qe sot eshte larg cdo Kinoje te Njerezimit e asaj Antike .
kjo eshte mendoj un ajo qe duhet vrare ne ate vend ,
INJORANCA ne ate vend eshte burimi i asaj kinemaje te papranushme te asaj Jete.
Pershendetje.
Dërguar më: 19 Korrik 2009, 10:44 amPoezia eshte e Ismail Kadarese, jo e imja,
aty poshte tek kategoria lexon poezi nga Ismail Kadare…
Dërguar më: 20 Korrik 2009, 6:03 amAh…po . Pardon flo.
Dërguar më: 26 Korrik 2009, 12:47 pms’ka gje arza
, sidoqofte, konstatimit yt eshte i drejte…
Dërguar më: 27 Korrik 2009, 1:11 amflo
Flm per mirkuptimin tuaj .
Dërguar më: 31 Korrik 2009, 8:20 amarza, je anetar te peshku pa uje ti?
Dërguar më: 1 Gusht 2009, 1:42 am