Flokenaja



Nënës…

 letto-bambola2.gif

Ti…

përditë rreshton kukullat e mia,

mbi komonë e vjetër,

pranë shtratit bosh…

Unë…

përnatë rreshtoj humbjet e mia,

nëpër rrudhat e portretit tënd,

varur në muret e dhimbjes…

© Arlinda G.


Komente

  1. 1 arabiada says:

    Hej, flo, shume e bukur dhe prekese. Me pak rreshta duket sikur i kerkon ndjese nenes per ato qe ti mendon se ajo te qorton… Por kam pershtypjen se nenat nuk merakosen shume per ato qe ne i quajme zhgenjime, per to tjeter gje eshte zhgenjimi… :)

    Dërguar më: 18 Qershor 2009, 8:56 am
  2. 2 uncle walt says:

    ***

    Kaq ngrohte ne syte e tu!!!

    E di se do kem ftohte
    kur ti mbyllesh!!!

    Kjo asht nana…

    Dërguar më: 18 Qershor 2009, 10:09 am
  3. 3 loer kume says:

    fiksim i ke poezite ti e?
    :)

    Dërguar më: 18 Qershor 2009, 7:18 pm
  4. 4 flokenaja says:

    Hi Aide, ndonjehere mendoj me vete, se nena ime do ishte me e qete nese une do isha bere dikush tjeter, pse jo,nje shtepiake qe vdes per te bere thashetheme me grate e pallatit, qe sheh perdite telenovela meksikane, dhe dendet ne emblesira e u gerthet si xhade kalamajve, ndersa pret burrin t’e vije ne darke… :) Nuk e di pse kjo “sqima” ime drejt arteve asnjehere nuk i ka shkuar pershtat…

    Dritan, une kam frike edhe ta çoj neper mend mbylljen e syve…

    Loer, mistreci, nuk i kam fiksim poezite jo, por sfidoj veten here pas here se nuk jam aq e mire ne to, sa c’jam ne proze…

    Miq… faleminderit qe me lexoni…

    Dërguar më: 19 Qershor 2009, 1:39 am
  5. 5 eni says:

    ma kepute zemren me kete.
    shume e vertete!

    Dërguar më: 19 Qershor 2009, 4:59 am
  6. 6 xhenius says:

    ah o Flok,shtrengoje fort mbas teje ,tashti sa e ke….:(

    per talentin tend,ti e di mendimin tim Ciao!

    Dërguar më: 21 Qershor 2009, 3:43 pm
  7. 7 flokenaja says:

    Flm eni & xhenius…

    p.s
    e shterngoj xhenius, por ndonjehere me duket aq e brishte sa kam frike se do i thermoj brinjet dashuria ime…

    Perqafime

    Dërguar më: 22 Qershor 2009, 5:50 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël