Flokenaja



Poezi nga Sean Thomas Dougherty

Sonet amerikan mbi kuti kartoni frutash
 
Campesina shkruhet mbi këtë kuti, një për kutinë e lëvizshme
të kutive të bananeve, ananasit, mangove
kuti nga Argjentina, El Salvador, kuti
nga Guatemala, Nikaragua, Brazil, një kuti
nga Brazili, kuti ekuadoriane, kuti Ushqimesh Peter
nga kutitë e Paraguait, kuti specdjegësh uruguaiane, kuti
Neruda si kutitë e sendeve të humbura
të Joseph Cornell-it, sendeve të gjetura: gishtërinj, duar, gjymtyrë
thonj, qafë, një kuti për të mbartur
libra, kuti Campesina, një kuti për
kuti revolucionesh, kuti solucionesh, evolucionesh një kuti
për të ruajtur biografinë e Çe’-së, një kuti për Coup de Tete
për të mos lënë nada ninguno por të vdekur, kuti bosh
vulosur
fshatar, grua, punëtor, një kuti për t’u ndjerë Gringo: një kuti
për
ty
 
Darvini erdhi i paftuar në festë
 
Darvini erdh’ i paftuar në festë
Madje solli me vete gjithë shokët e tij majmunë,
I kërceu përsipër asaj breshkës gjigante
Dhe zuri të flasë për evolucionin.
Të ftuarit filluan të zhduken mistershëm
Të sapoardhurit pa emra
U dystuan në vendet që s’ishin ftohur ende
Mbi divan:
Fytyrat e tyre dukeshin të njohura çuditërisht
Si kushërinj që s’i ke parë prej vitesh.
Përktheu nga anglishtja: Silvana Leka

Komente

  1. 1 shoode says:

    Hi, courteous posts there :-) thank’s for the interesting information

    Dërguar më: 24 Maj 2009, 12:36 pm

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël