American Democracy
Delja, rënkoi bark-gërryer, grahmat e fundit… shuhtaz… Buzë – dridhur, bariu i vogël, i mbylli sytë, e kokën, mënjanë e ktheu, shpirtlëshuar, kur ajo, për të fundit herë, përpëliti këmbët… peng-mbetur… që shkoi pa u bërë nënë… Qengjin, një predhë, ia shqeu prej plaçentës, pa mëshirë… Një predhë……e ardhur… prej andej, nga ku, dikur… vinin dallëndyshet… një predhë… sipër së cilës shkruhej me bojëra optimiste; American Democracy…©Arlinda G.
Krater
Qielli u plak, zogjtë ikën pa përshëndetur… pemët çelën sythe të ligur, ngjyrë tymi… e kollitën në ajër, aromë baruti… shkrumbi iu mpik brenda palcës, si reumatizëm e vjetër, në kockat e pleqve… Qielli u thinj, u lodh, u mpak, …u bënë kohë që njerëzit nuk ia drejtojnë vështrimin…©Arlinda G.
Kuadrat
Jeta, e ndarë në kuadratë… si një çokollatë… ca të ëmbël.. ca të hidhur… … ndonjë, e kapton fare pa pertypur…©Arlinda G.