Flokenaja



Një fytyrë mbi re

face_clouds.jpg

Flokë të kërleshur, erërash,
angullijnë mbi parvazet e dritareve të mia…
ca fijëza këputen lëndimthi mbi to,
si luftetarë të papërvojë, rënë qysh në betejën e parë…
 
një fytyrë mbi re,
me buzë të mbetura gjysëm-hapur,
vërtit pezullt nëpër shekuj,
një kumt të pathënë,
që nuk gjen prehje së fërgëlluari,
nëpër fytyra e trupa grash…
 
e unë… nuk di…
në cilin prej këtyre trupave kam jetuar…
 
nuk di, nëse më parë,
kam qenë një Doruntinë,
një Zhanë d’Ark,
apo një shtrigë përrallash…
 
vështrimi i saj, i ftohtë, i largët,
më tret… më tkurr… më mbledh një grusht,
nuk dihet kur do ta çlirojë,
kumt-ngërçin e betontë, ngricëruar ndër buzë…
 
edhe pak… dhe… si çdo natë,
muzgu do ta kaplojë të gjithën…
 
sytë, flokët, kumti i padeshifruar,
do zhbëhen në një tymëz pluhuri të purpurtë
përreth një yllnaje trillane, binjakësh…
 
ndërsa unë, këtu poshtë,
do rrëzoj kokën e përgjumur mbi parvaz…
 
nesër,
fytyra mbi re, do t’më torturojë, sërish,
e unë… ndihem kaq e lodhur… së udhëtuari nëpër trupa të tjerë…

Komente

  1. 1 xhenius says:

    …dhe perseri do guxojne te thone”kjo vajze s’ka talent”??!!
    sei un tesoro!

    Dërguar më: 15 Janar 2009, 12:53 pm
  2. 2 flokenaja says:

    Faleminderit xhenius, por une i mirepres kritikat, natyrisht ato qe nuk merren me mua, ngjyren e flokeve te mia, apo ,e bindjet e mia…por thjesht me ate qe kam shkruar une…

    Dërguar më: 16 Janar 2009, 4:48 am
  3. 3 ledias says:

    flok je e rralle.lexoj pak poezi, te tuat i lexoj me qejf! sinqerisht nuk ke nevoje per kritika vetem vazhdo si gjithmone te shprehesh veten tende ne mrekulli te tilla

    Dërguar më: 25 Shkurt 2009, 12:47 pm
  4. 4 flokenaja says:

    Faleminderit Ledias, je shume e mire…

    Dërguar më: 26 Shkurt 2009, 3:19 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël