Flokenaja


Muza


Ai u ngrit herët në mëngjes me një ide fikse në kokë; do shkruante librin më të madh të kohës.
Si, qysh, nuk u morr shumë me detaje, por do ta shkruante dhe pikë.
U la, u rruajt, u vesh dhe doli.
Vendosi të bënte një xhiro nëpër qytet.
Në rrugicën pranë dyqanit, atje ku e gjithë lagjja e tyre, e vogel,
blinte bukën, po kthehej e lodhur, vajza e kasapit. Në trup kishte një fustan mbrëmje. Ai kishte dëgjuar vjedhurazi disa pëshpërima që ajo bënte
prostitutën gjatë natës, ndërsa ditën shkonte në Univeristet.
Gjithmonë sipas pëshpërimave, thuhej se ajo nuk ishte prostitutë si të gjitha të tjerat,  në lagje, vajzen e kasapit e quanin “prostitutë luksi”.
Kur u shkëmbye me të, vajza e kasapit apo “prostituta klas”( quajeni si
të doni), i hodhi një veshtrim shpërfilles, dhe atij, papritur,
thuajse iu lëkund ideja që i shkrepi në kokë, se mund ta bënte personazh
në “librin më të madh të kohës”.
Nuk ishte ide e keqe, të gjithë shkrimtarët e mëdhenj kishin shkruar
për prostitutat, madje shkrimet për to, ishin vlerësur shumë prej
kritikëve, çuditërisht, bujarë e të mirëkuptueshëm, në raste të tilla.
A thua kritikët të kenë patur ndonjë borxh pa larë në ndërgjegje ndaj prostitutave të të gjitha kohërave ?
- Ehh… botë e ngatëruar - mendoi ai me vete.
Po, po, mund të shkruante për të, vetëm se ia kishte frikën një hollësie; ai nuk kishte qenë asnjëherë me ndonjë prostitutë.
E hodhi poshtë si ide, sapo i zunë sytë, në kthesën e rrugës, siluetën prej ëndërimtareje të farmacistes së lagjes.
Farmacistja më kishte ca sy ( dmth. dy kishte gjithsej ) …që o Zot, o Zot…
Meqë iu kujtua Zoti…  nje Zot e dinte përse ishte bërë farmaciste një femër me sy të tillë. Ç’mëkat !
Farmacisten kohët e fundit e shihte të trishtuar.
Edhe për të, njëlloj si për vajzën e kasapit, pëshpërimat tregonin se
kohët e fundit ajo ishte lidhur me një djalosh shumë simpatik dhe prej
një dere, historikisht të kamur, por që ditët e fundit, çuditërisht,
ishin shkëputur nga njëri- tjetri, pa ndonjë shkak madhor.
Po, po, mund të shkruante për të, një femër e tillë…
Ai perëndoi sytë.
Iu kujtua zhargoni i djemve të lagjes, sa herë që atyre u binte rruga para farmacisë se saj modeste.
- Ç’derrr femre që është !
Ai nuk arrinte ta kuptonte dot, këtë shprehje. Si mund të epitetoje me
atë fjalë një femër të tillë? Jo për gjë po e shkreta vajzë, nga
fizionomia, nuk kishte asgjë të përbashkët me atë lloj race. Por kjo
vërtetonte thënien e një plake në katin e parë të pallatit të tij, e
cila, çdo mëngjes, nxirrte kokën në dritare duke sharë parë e mbrapsht,
vajzat e reja që kalonin andej. Thuhej se plaka edhe në rini, e
shëmtuar kishte qenë, por kur tregonte “historinë e madhe të dashurisë se saj të hershme” (gje që kishte shumë mundësi te kishte qene komedi
diletante), e perfundonte me nje fjali te tipit;
- Meshkujt jane derraaaaa…! ose - Te gjithe derrat nje turi kane…!
- Eh… pune derrash me nje fjale… - mendoi ai me vete dhe vazhdoi rrugen…
Ku mbetëm ? Ah po te farmacistja.
- Dreqi ta mare… - shau me vete
- Nuk ka drame, ne ndarjen e farmacistes me djaloshin prej dere te kamur.
Ekzistonte vetem nje detaj i vogel, ne dukje i parendesishem; sa here
qe ata dilnin te drekonin apo darkonin se bashku (sipas vaktit), djali
perfundonte ne spital. Kjo nuk ndodhte prej sharmit te farmacistes, i
cili per hir te se vertetes, duhej thene se ishte morboz, por prej nje
fakti banal, djalit i bente alergji aroma e ilaceve, qe mbarrte me vete
vajza, per faktin se rrinte gjithe diten, me ilacet perqafuar.
Por mund te shkruante edhe per…
Papritur degjoi nje te frenuar te forte mu perpara kembeve te tij.
- Shiko rrugen mor humbameno… – i bertiti nje koke leshatore qe nga dritarja e makines.
Ai ngriti syte lart. Qielli ishte ngrysur. Ishte bere gati per shi.
Ne ditet me shi gruaja e tij gatuante fasule.
Psheretiu…
Sa i hahej nje pjate.
@Arlinda G.