Shttt…!
Nata,
shtrydh flokët e lagur,
mbi xhamin tim…
Stërkalat,
kolona zanore,
me ulërima vetmish,
vetëtima ikjesh,
në sfond të pabujë,
gugatje qerpikësh,
të lodhur…
Mbi frymën time,
tashmë,
të avullt,
konturoj portretin tënd…
Shtt…
Mos fol…
ende nuk të kam mbaruar sytë…
Shttt…
Sytë duan kujdes,
veçanërisht në bebëza…
që andej tonifikohet vështrimi,
mbi botën,
mbi njerëzit,
mbi natën time,
që dridhet së ftohti…
Shttt…
ji i duruar…
Sa të të ngatëroj pak
nëpër buzë,
fillin e fjalëve të pathëna…
Sa të ta humbas atë,
mbi zverk…
Sa të ta fsheh,
nëpër flokët e lagur…
njëlloj si nata,
e lagur…
njëlloj si shpirti,
i lagur…
deri në palce…
Shtt…
ji i duruar…
Nga bebëzat,
më ka mbetur fare pak…
@Arlinda G.
Krahu
Burri mban në trup një këmishë të stripsur, njëra mëngë e së cilës, valëvitet në ajër bosh.Qëndron në cep të bulevardit kryesor, i ulur mbi një copë kartoni të squllur, ndërsa mëngën tjetër, ( me krahun brenda saj ), e zgjat nga kalimtarët.
Herë-herë, era ia mbështjell mëngën bosh, rreth qafës, rreth flokëve… më pas ia sh’pështjell… dhe pak më tej… ia shtrin mbi kraharor.
Qëllon ndonjëherë që mënga valëvitëse të përplaset mbi fytyrën e ndonjë kalimtari.
Kalimtari shan nëpër dhëmbë dhe e largon atë nga fytyra pa i ndalur hapat.
Një tjetër hedh ndonjë mbeturinë letre, tek qesja e tij, e monedhave (aty rrotull nuk ka kosh plehërash), ndërsa ndonjë fëmije i vogël, ia qëllon atë me majën e këpucës.
E shoh përditë në të njëjtin vend, ulur mbi të njëjten copë kartoni, veshur në të njëjtën këmishë të stripsur (këmisha është e pastripsur vetëm te pjesa e mëngës bosh). Ajo ka ngjyrë të zbardhëllyer, dikur duhet të ketë qenë e kaltër ose blu. Mënga tjetër (me krahun brenda saj ) zgjatet plogësht në ajër, por nuk duket dhe aq e perfeksionuar ne çastin e zgjatjes, ajo është e pasigurt. Duket se është gati të kthehet menjëherë mbrapsht, të tkurret e të bëhet një grusht, nëse ndesh qoftë edhe fijen më të hollë të pakënaqësisë në sytë e kalimtarëve.
Ja… kjo e fundit nuk mungon të mbrrijë.
Ka pamjen e një gruaje të trashë në trup, rreth të pesëdhjetave. Buzët i mban të mbledhura, ndërsa është duke biseduar, me një tjetër grua përkrah saj. Edhe kjo duket se është rreth të pesëdhjetave, por ka sy të butë dhe zë të ëmbël. Tashmë ato janë duke iu afruar afër vendit ku është ulur burri. Dëgjohet vetëm zëri i lartë i gruas trup-trashë, tjetra vetem sa miraton me kokë.
Burri ngre sytë ngadalë… gjithashtu ngadalë, ai fillon të zgjasë mëngën me krahun e thatë brenda.
Gruaja trup-trashë ndalon hapat dhe i shfryn atij mbi fytyrë një shtëllungë frymë të rëndë.
- Kujt do t’ia hedhësh? E ke fshehur krahun…
Ajo guxon më shumë ; zgjat gishtat e buhavitur drejt mëngës bosh, në kërkim të krahut të fshehur.
- Mashtruesë… edhe juve kemi mangut, nuk na mjaftojnë hallet tona…
Dora vazhdon të zgjatet e të mbledhë shuk mëngën bosh… ajo vazhdon të kërkojë gjithë nervozizëm krahun e fshehur. Ajo zgjatet e zgjatet, derisa gishtat kapin një cung mishi… atje, gishtat e buhavitur ndalen.
Gruaja trup-trashë qëndron si trung i prerë përpara burrit.
Tjetra, menjëherë e terheq nga krahu.
Të dyja largohen me të shpejtë.
- Kjo menopauza… po më çmend… – mërmërin gruaja trup-trashë si t’i flasë vetes.
Gruaja me sy te butë vetëm sa miraton me kokë.
Burrin, vazhdoj ta shoh të ulur mbi copën e kartonit. Në sy, shoh t’i dergjet një dëshperim i heshtur, ndërsa mënga bosh, nis sërish erë-valëvitjen… tashmë ajo i ka mbrritur mbi flokë… e butësisht, nis t’ia lëmojë…
©Arlinda G.
NË MUNDSH
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.
Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
në durofsh dot thënjet e tua të drejta
në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
a të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t’vërbon
nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
se jotja do jetë bota me cka ka brenda
dhe burrë të do jesh, o biri im!
RUDYARD KIPLING
LE PROCES DES PERSONNAGES
Je me trouve dans la salle d’un tribunal. Je suis assise sur le banc des accusés. La salle est pleine à craquer. Je les ai vus tous quelque part. Il y a là une femme grosse, un vieillard à la canne, une jeune fille paralysée, un immigrant, un épileptique… Ils portent tous une perruque de juge.
- Au poteau ! crie quelqu’un dans la foule.
- Qu’on la torture avant ! lui répond un autre en hochant la tête.
Et moi je ne comprends pas pourquoi je me trouve dans deux lieux différents en même temps. Je me vois mêlée à la foule et aussi sur le banc des accusés portant sur ma tête une perruque de juge. De là, je vois le bourreau qui s’approche lentement, il a une cagoule noire sur la tête. Je me vois en train de monter sur une chaise. Le bourreau renverse la chaise sans perdre du temps, et moi, depuis la salle, je vois mes pieds frétiller. Je me réveille. Je passe immédiatement les mains sur mes cheveux. Je ne porte pas de perruque.
RENONCEMENT
Elle ne criait guère quand je lui tordais le bras, quand je lui décoiffais les cheveux ou alors quand je lui barbouillais le corps. Je la piquais assez fort sur sa cuisse avec la pointe aigüe de mon stylo-plume et puis je la jetais, un peu ennuyée.
Et puis, peu après, je la reprenais dans mes bras, je lui mettais en place ses cheveux d’argent ébouriffés et je lui caressais la cuisse douloureuse (mon stylo-plume y avait laissé une tâche violette).
Et elle continuait de ne pas crier.
Son silence me mettait hors de moi.
Il était évident qu’elle remportait toujours ; je la maltraitais, je la caressais, et pourtant mon combat était assez dur, on ne peut pas combattre contre un adversaire qui vous est délivré avant même que le combat commence.
Et ainsi, un beau jour, je lui ai arraché les bras, la tête et les jambes, et puis je les ai jetés dans la poubelle. Et depuis, je n’ai plus jamais joué à la poupée. __________________
