Erashka
Ne ndenjesen e fundit
te autobuzit te linjes,
nje grua trupligur,
rrotullon medyshas,
gjumin qe i kotet, i lodhur,
nder cepat e rrudhosur te syve…
Trupi,
nje grumbull i fikur kockash,
leshohet i pa bosht…
i jepet gjumit,
i gjithe…
bashke me erashken,
qe rrezohet pertoke pa kujdes…
Ndersa koka,
lekundet,
si nje gjethe e mitur pranvere
qe ka humbur rrugen…
derisa vjen nje cast,
kur nis ti afrohet xhamit…
pikerisht atje,
ku pasagjeri perbri,
tashme ka vendosur pellemben e tij,
qe ajo te mos vritet…
@ Arlinda G.
“Plakat” e Jugut…
Tipare te mprehta…
nen to…
veshtrime te buta,
fshehur kujdesshem…
Rrekete e kohes,
lene mizorisht, rrepira te zbrazeta
ne fytyrat e tyre…
Ulur sokakeve,
te fshatrave dhe qyteteve,
te jugut tim te braktisur,
tjerrin ne mendje,
fjalet qe nuk munden t’ua thone,
bijeve te tyre,
merguar,
vetem nje copez qiell, me tutje…
kendojne nen ze, pa tinguj,
ninullat e pakenduara,
perkundin, ne preherin bosh
perkedheljet e munguara…
Legjenda te gjalla,
legjenda te haruara,
te vetmet banore besnike,
te jugut tim te embel…
Ne xhepin e perpareses
secila,
nje celular,
i vetmi mjet lidhez me koherat moderne,
te cilin, te gjitha pa perjashtim,
e shohin gjithe ankth…
…mos bjere…
Sa dua te ve koken ne preherin tuaj…
te me thoni fjalet,
te me kendoni ninullat,
te me jepni perkedheljet e munguara,
ashtu sic dini vetem ju t’i jepni…
O te trishtat,
te emblat,
te dhimbsurat,
te haruarat,
“plakat” e jugut tim…
@Arlinda G.
EDHE KUR KUJTESA
Ismail Kadare
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…
