Kukulla
(Rreshtat me poshte jane shkeputur nga nje novele, te cilen jam duke e shkruar keto kohe, shpresoj shume qe te arrij ta mbaroj, pasi shume here me ndodh t’i le te paperfundura shkrimet e mia).
Ajo nuk nxirrte ze, kur une ia perdridhja krahun, kur i shpupurisja floket, apo kur e shgaravisja neper trup. Ia ngulja fort ne kofshe majen e mprehte te stilolapsit, pastaj e shtyja e bezdisur.
Pak me tej e merrja nder krahe, i rregulloja modelin e shprishur te flokeve, te argjendte dhe i perkedhelja kemben e vrare.(stilolapsi atje kishte lene nje njolle ngjyre vjollce).
Ajo perseri nuk nxirrte ze.
Heshtja e saj me çmendte.
Dukej se ajo fitonte gjithmone ; kur e keqtrajtoja… kur e perkedhelja… e kisha te veshtire betejen me te… nuk mund te luftosh me nje kundershtar qe te eshte dorezuar, ende pa filluar lufta.
Keshtu nje dite te bukur, i shkula krahet, koken, kembet dhe hodha ne kosh te pleherave.
Qe athere nuk luajta me me kukulla.
@ Arlinda G.
GJYQI I PERSONAZHEVE ( tharm )
Gjendem ne nje salle gjyqi.
Qendroj e ulur ne banken e te akuzuarve, ndersa salla eshte e mbushur plot me njerez. Te gjithe i kam pare diku. Eshte aty nje grua e trashe ne trup, nje plak me bastun, nje vajze e paralizuar, nje emigrant, nje epileptik….
Te gjithe mbajne ne koke nga nje parruke gjykatesi.
- Ta varim – therret njeri nga ata.
- Me pare ta torturojme – ia kthen nje tjeter duke tundur koken.
Une nuk kuptoj perse gjendem njeheresh ne dy vende te ndryshme; jam tashme ne banken e te akuzuarve, ne te njejten kohe, gjendem ne salle, e perzier me turmen… aty, edhe une mbaj ne koke nje parruke gjykatesi. Qe andej shoh xhelatin te me afrohet ngadale, ai mban nje thes te zi ne koke.E shoh veten duke hipur mbi nje stol. Xhelati qellon stolin me kembe pa humbur kohe, ndersa une, qe nga salla, shoh veten time tek perpelit kembet pafuqishem.
Zgjohem.Menjehere shkoj doren neper floke.
Nuk mbaj parruke.
@Arlinda G.
Kristal
Ismail Kadare
Ka kohe qe s’shihemi dhe ndiej
si te harroj un’ dalngadale,
si vdes tek une kujtimi yt,
si vdesin floket dhe gjithcka
Tani kerkoj une posht’ e lart
nje vend ku ty te te leshoj.
nje strofe a note a nje brilant
ku te te le, te puth, te shkoj.
Ne s’te pranofte asnje varr
asnje mermer a morg-kristal.
mos duhet vall’ prap te te mbart
gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?
Ne s’gjetsha hon ku te te hedh
te gjej nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund, gjithkund te te shperndaj.
Te te mashtroj ndoshta keshtu
dhe te te puth e t’ ik pa kthim
dhe nuk do te dime as ne, askush
harrimi ish ky, a s’ish harrim.
TI ISHE PËR MUA
Ismail Kadare
Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske
Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.
Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske