- Fike hënen!
Ajo,
iu përgjërua atij,
ta fikë dritën…
Ai,
përplasi dy herë pëllëmbët,
e llampadari mbi komodinë,
menjëherë iu bind,
… e shoi edhe frymën e fundit…
Hëna e plotë,
spërkati stërkala të mekura drite
mbi dritare,
ndërsa errësira,
u rraskapit të ndizej…
Ajo,
vështroi ankueshëm,
hënën, atje lart…
Ai,
kuptoi, menjëherë ,
ç’duhej të bënte…
Sërish,
i përplasi pëllëmbët,
e i bëri me shenjë hënës të largohej…
( njëlloj si një maxhordomi,
i cili sapo i ka ngritur valixhet ).
E pabindura,
nuk deshi ta dëgjojë…
Hëna,
vetëm sa
mbështeti fytyrën, shtëllungë-neontë,
mbi pëllëmbët e duarve,
dhe… priti…
Heshtën të dy të dorëzuar…
Ai,
nuk i përplasi më pëllëmbët…
Ajo,
nuk vështroi më ankueshëm atje lart…
Ata,
nuk e fiknin dot hënën…
Sepse…
ka githmonë, një hënë,
që shihet mendueshëm mbi xham…
që mbështet
kryet mbi pëllëmbët e duarve,
dhe psherëtin trishtë…
…kur një vajzë jepet për herë të parë…
@Arlinda G.

me drodhe me kete poezi o flokenaje! je nder te preferuarat e mia qe sot e tutje;)
kjo poezi me kujtoi nje foto timen:)
http://www.flickr.com/photos/eni/2264273787/in/set-72157602695251486/
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 6:54 amwaaa eni,shume e bukur foto
te falenderoj shume
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 6:58 amflm ty:)
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 7:29 amFike henen?Poezi sa e ngrohte,aq edhe domethenese.Mjalta e mjaltes,eshte finalja si nje mesazh i bukur,e paperseritshem.
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 8:23 amflm perparim
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 8:27 ammireseerdhe ketu
Se ku e kam lexuar diku tjeter kete poezi.Mu kujtua kjo:-”( njelloj si nje maxhordomi,
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 12:48 pmi cili sapo i ka ngritur valixhet ).”Po?
Mu desh te remoja pak sa e gjeta.E paske dhe atje add se hya nga tjeter ane.
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 1:07 pmMe shkrime te reja!
Shyqyr qe e gjete Zana dhe u binde qe ishte e imja, se cfar nuk pret ne ditet e sotme, mund te me akuzoje se ia kisha vjedhur vetes poezine…
Mireseerdhe ne blogun tim!
Dërguar më: 27 Gusht 2008, 12:40 amHi FLOK…poezia e bukura , me ritmin e brendshem , eshte si je muzike e embel qe te mbush me drite, te emocionon por s munde(sh)M ta komentoj:)E NDJEJ, E NDJEJ..
Dërguar më: 27 Gusht 2008, 1:38 amHi spiritus!
Dërguar më: 27 Gusht 2008, 1:45 amTe falenderoj dhe mireseerdhe ne blogun tim…!
poezi shume e bukur
Dërguar më: 2 Shtator 2008, 8:37 amFaleminderit andetvlora, mireserdhe ne blogun tim.
Dërguar më: 3 Shtator 2008, 12:46 am