Sekretaria telefonike e Zotit
Zoti, për të nuk ishte asnjëherë.
Githmonë i zënë, gjithmonë i ngarkuar me punë të tjera, ndërsa ajo, harxhonte edhe monedhat e fundit që i kishin mbetur nëpër astarët e xhepave, për të folur me sekretarinë telefonike të tij.
E megjithatë, ajo ishte miqësuar shumë me të. Sekretaria telefonike e Zotit, dinte ta dëgjonte, ajo dinte ta miratonte në heshtje, edhe kur ajo ndonjë ditë, e mërzitur siç qe, i shfrynte asaj, padrejtësisht.
Një natë më parë, ajo i ishte lutur me ngulm, për një përgjigje pozitive, të cilën, shpresonte t’a merrte të nesërmen… natyrisht… me ndihmën e mikes së saj besnike; sekretarisë telefonike…
***
Ai zgurdulloi sytë, kur e pa në derë.
Edhe pas kaq vitesh, ajo ishte njëlloj e bukur, me përjashtim të asaj çehreje të zbehtë dhe shikimit pakëz të lodhur.
Ajo e përshëndeti, si e zënë në faj… dhe pa humbur kohë, i zgjato një pako të mbështjellë keq.
- Çfarë është kjo ? - mërmëriti ai, hutuar.
- Është dhurata jote, e ditëlindjes, së tetë viteve më parë… - i tha ajo, duke vazhduar ta shikonte me atë shprehje sysh, e cila, edhe pas kaq vitesh, kishte mbetur; çarmatosëse…
- Unë të kam falur… - i tha, gati me pëshperimë ajo, qëndroi një grimë e menduar para shkallëve, pastaj i zbriti ato me rrëmbim.
Ata ishin ndarë, një natë para ditëlindjes së tij, (ajo ishte tepër entuziaste per dhuratën që i kishte blerë, por nuk e kishte lejuar ta shikonte, pasi ai, duhej ta hapte vetëm ditën e ditëlindjes)
- Kush është shpirt? – i thirri gruaja, që nga dhoma e gjumit.
- Asgjë, asgjë … më sollën një porosi… për shokun tim të zyrës.. - i tha ai me shpejtësi.
- Oh, më dhembin këmbët…
Gruaja e tj ishte vetëm në muajin e dytë të shtatzanisë, por kishte filluar të përkëdhelej e të ankohej, njëlloj si të ishte në muajin e nëntë.
- Më fërko pak këmbët…!
Ai u përkul mbi këmbët e saj të buhavitura, kur nga jashtë, u dëgjua një e frenuar e fortë.
Ai ndjeu diçka në kraharor, megjithatë vazhdoi kokë - ulur, ti fërkonte këmbët gruas.
- Më haet akullore… - i tha gruaja, papritur.
Ai mbathi këpucët në heshtje.
Në rrugën kryesore përballë supermarketit, dukej se kishte ndodhur një përplasje makinash, pasi atje, ishin mbledhur shumë njerëz.
Edhe pse ndjesia në kraharor, iu bë më e fortë, ai nuk u kthye të shikonte ç’kishte ndodhur…
- Boll më…! - mendoi me vete.
Për tetë vite rresht, ajo femër i kishte monopolizuar mendimet, ndjesitë, vendimet…
- Boll më…!
Me kutinë e akullores në dorë, ngjiti shkallet i menduar.
***
Atë ditë të fundit të jetës së saj, vajza kishte shkuar herët në mëngjes, të merrte përgjigjen e analizave.
Mbas bisedës së gjatë me mjekun, ishte kthyer në shtëpi dhe kishte nxjerrë nga sirtari dhuratën, që kurrë, nuk kishte mundur t’ia jepte atij.
Rrugës për tek shtëpia e tij, ishte ndalur në kishë. Kishte ndezur nje qiri dhe ishte lutur.
Kishte mbërritur te shtëpia e tij, i kishte dhënë dhuratën dhe…. i kishte dalë përpara një makine që ecte me shpejtësi marramendëse.
Vdekja kishte qenë e menjëhereshme…
Të paktën për një herë të vetme në jetën e saj, Zoti e kishte dëgjuar dhe nuk i kishte vënë sekretarinë telefonike…
Çuditërisht, i kishte përmbushur dëshirën… për një vdekje të shpejtë…
***
Lajmin e vdekjes së saj, ai e dëgjoi në një kronikë televizive, ndërsa ishte duke i ushqyer akulloren, gruas shtatzënë…
Folësi i lajmeve sqaronte se vajza e dëshpëruar, kishte dalë vetë përpara makinës, mbasi kishte marrë një përgjigje analizash, e cila sipas mjekëve, deshifrohej që i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë…
Të gjitha këto, ai i dëgjonte në heshtje, ndërsa gruaja lëpihej mbi kutinë e akullores…
@Arlinda G.
- Fike hënen!
Ajo,
iu përgjërua atij,
ta fikë dritën…
Ai,
përplasi dy herë pëllëmbët,
e llampadari mbi komodinë,
menjëherë iu bind,
… e shoi edhe frymën e fundit…
Hëna e plotë,
spërkati stërkala të mekura drite
mbi dritare,
ndërsa errësira,
u rraskapit të ndizej…
Ajo,
vështroi ankueshëm,
hënën, atje lart…
Ai,
kuptoi, menjëherë ,
ç’duhej të bënte…
Sërish,
i përplasi pëllëmbët,
e i bëri me shenjë hënës të largohej…
( njëlloj si një maxhordomi,
i cili sapo i ka ngritur valixhet ).
E pabindura,
nuk deshi ta dëgjojë…
Hëna,
vetëm sa
mbështeti fytyrën, shtëllungë-neontë,
mbi pëllëmbët e duarve,
dhe… priti…
Heshtën të dy të dorëzuar…
Ai,
nuk i përplasi më pëllëmbët…
Ajo,
nuk vështroi më ankueshëm atje lart…
Ata,
nuk e fiknin dot hënën…
Sepse…
ka githmonë, një hënë,
që shihet mendueshëm mbi xham…
që mbështet
kryet mbi pëllëmbët e duarve,
dhe psherëtin trishtë…
…kur një vajzë jepet për herë të parë…
@Arlinda G.
Dimer
Nje zog vocerrak,
perplas mundimshem,
sqepin e mardhur,
mbi qelq…
Ka ftohte…
Folene,
ia rrembeu furtuna,
nenen,
ia mbyti acari…
Floket e debores,
i kane mbuluar syte…
Gjumi agonik,
djallezisht,
tenton
ta nanurise…
Tak –tak…
Ai mbledh forcat,
deshperimisht…
pendet shkunden lehte…
syte hapen fort…
per te pare,
brenda xhamit…
Tak –tak…
Atje brenda,
si ne nje vitrine,
nje grua sqimetare,
qemton me pirun,
pa deshire,
nje pjate me haviar…
Tak –tak…
Brenda shtepise,
nje peme krishtlindjesh,
dhe fryme njerezish,
e ngrohte…
Fryma
nis ngadale,
te mjegulloje xhamin…
vocerraku,
nuk mundet dot, me
te shohe…
Tak – tak…
E frymta,
mjegull “humane”,
kaperthehet,
mizorisht,
pas xhamit…
Tak – tak…
Tak…
Gjumi agonik,
kaplon guximshem,
trupthin e vocerrakut,
gjysem te nxire…
Tak –tak…
Tak…
Brenda xhamit te kristalte,
gruaja e vitrines,
shtyn e bezdisur pjaten…
@Arlinda G.
Qiell ne kornize
Djali e çoi vajzën,në një dyqan kornizash… i bleu më të bukurën,
më të shtrenjtën,
mjeshtërisht, më të gdhendurën… për ditë të tëra,
me çekiç e me gozhdë,
u mundua të mbërthejë, fytyrën e saj atje.. po korniza nuk e nxinte… flokët e saj këputeshin, fytyra i gjakosej, krahet i shtypeshin,
cepave të saj, të mprehtë… derisa një ditë,
i lodhur ,
ai hoqi dorë… çekiçin dhe gozhdët,
i hodhi tutje,
dhe iku, e la… netëve,
vajzën e përndiqnin,
endrat makth,
mijëra korniza të çmendura,
që rrekeshin t’i mbërthenin fytyrën, ndërsa ajo vraponte
të mos e arrinin… … kaluan vite… koha ia shëroi fytyrën vajzës… një ditë të ngrohtë, me diell,
dikush i premtoi qiellin, që ajo të fluturonte e lirë… dhe ishte gjithçka perfekte, me përjashtim të një detaji; ndërsa i bënte premtimin solemn;
ai,
vazhdonte të fiksonte me sy, një kornizë… @Arlinda G.
Kur e di se do të vdesësh
Poezia e fundit
e pabotuar e Teodor Kekos shkruar në spitalin e Selanikut
Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule
dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.
kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.
Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë
dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….
Selanik, 26.5.2002
Ti qave
Ismail Kadare
Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s’ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m’u duk,
Athere kuptova c’kisha humbur,
C’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re…
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish


