Flokenaja



Sonata e Henes !

hands-holding-orb_200554245-003.jpg

Ç’të bëj me hënën sonte?
dritare e vjetër, parvaz-kalbur,
përvjedh djallëzisht, tinguj nëpër natë…
e një llampadar i mekur, përbri,
s’dëgjon të japë shpirt…
 
sonatë e mallkuar,
sonte për tastierë,
paske brinjët e mia…
 
ti me dhemb, e mallkuar,
më shkallmon,
më bluan kockat si në mulli,
 
e pastaj,
hirin tim e shpërndan në terr….
 
mjaft!
mbylleni atë dritare!
shuajeni atë llampadar!
ndalini ato tinguj!
 
kursemëni një thërrmije prej hirit tim…
 
sonte britmat dua t’i vë në gjumë, pa ninulla…
 
dua të fle,
e të fikem, pa zhurme…
ndersa retë atje lart,
shtyhen me brryla,
si të çmendura…
 
e mua,
mbi kurriz,
më është ngarkuar hëna…
 
ku ta lëshoj hënën?
 
@Arlinda G.

Komente

  1. 1 spiritus says:

    sonte,
    britmat dua t’i ve ne gjume
    pa ninulla…

    dua te fle,
    e te fikem,
    pa zhurme…

    ndersa rete atje lart ne qiell,
    vrapojne te cmendura…

    e mua,
    mbi kurriz,
    me eshte ngarkuar hena

    No coment! vargjet flasin vete …

    Dërguar më: 27 Gusht 2008, 2:07 am

Shkruaj një koment



(e nevojshme)

(e nevojshme)



Stilimi i komentit tuaj
Kthehu Sipër | Kutia e shkrimit Më e madhe | Më e vogël