Kur braktis endren
Ku te te le, e shtrenjta ime…?
e brishta ime, e parritur,
ender, e lene pergjysem…
Ku te te le?
Si nje femije i pambrojtur,
me ke rrotulluar krahet rreth qafes
dhe refuzon te ikesh…
ndersa une e pameshirshmja,
une mizorja,
t’i largoj duart…
te shtyj…
te le…
mbi nje breg toke djerre, zhuritur nga etja…
te le aty,
kembezbathur, e te veshur keq…
dhe iki…
Me pas pendohem,
kthehem, turrem drejt teje,
te mbeshtjell nder krahet e mi…
te puth floket,
syte, qe me aq mund t’i kam vizatuar…
te puth plaget ne shputat e kembeve,
te jap fryme nga fryma ime…
Ti qesh hareshem,
derisa mekesh nga lumturia,
ndersa une…
serish te shoh ne sy,
serish te them: “me duhe te te le…!”
Kesaj rradhe,
je ti qe largohesh nga une,
je ti qe me shtyn dhe me kthen kurrizin,
ulesh mbi token djerre dhe supet te dridhen nga denesa,
ndersa une eci neper dalldi…
me koken pas nga ty…
Drejtohem per atje,
nga ku,
nje tjeter ender,
me pak te veshtire,
me duhet te adoptoj…
por shpirti im eshte aty,
te denesa jote qe me largohet me shume,
derisa muzgu te kaplon te gjithen…
Me fal e shtrenjta ime!
Me fal e brishta ime, e parritur…
ender…
qe nuk guxova te te jetoja
Me fal…!
@Arlinda G.
Sonata e Henes !
C’te bej me henen sonte ?
Dritare e vjeter,
parvaz-kalbur,
pervjedh djallezisht
tinguj, neper nate…
e nje llampadar i mekur
perbri pianos,
s’degjon te jape shpirt…
Sonate e mallkuar…!
sonte per tastiere,
paske brinjet e mia…
Ti me dhemb, e mallkuar…
me shkallmon…
me bluan kockat,
si ne mulli…
e pastaj,
hirin tim e shperndan ne terr….
Mjaft!
Mbylleni ate dritare…!
Shuajeni ate llampadar…!
Ndalini ato tinguj…!
Kursemeni o njerez,
nje thermije prej hirit tim…
Kurseme sonte,
o i shurdhet,
ti qe kaperceve shekujt
e SOS –in e shpirtit tim
munde te degjosh…
Ndjeme…
sonte,
britmat dua t’i ve ne gjume
pa ninulla…
dua te fle,
e te fikem,
pa zhurme…
ndersa rete atje lart ne qiell,
vrapojne te cmendura…
e mua,
mbi kurriz,
me eshte ngarkuar hena…
Ku ta leshoj henen ?
@Arlinda G.
Fizarmonicistit të verber
Gjethe,
e vjeshtëruar,
nazike,
e përflakur,
pushon,
qetësisht,
mbi kapelen tënde…
Ti,
nuk e sheh dot,
e ndjen…
Ti,
vetëm sa shpërndan tingujt,
e një tangoje të haruar,
me fizarmonikën tënde të vjetër…
Vërtit shpirtin,
qetësisht ,
tastove të plasaritura të fizarmonikës,
ngjitur,
vende- vende me skoç…
Ulur shkujdesur
mbi trotuar,
në trup,
kostumin e errët,
stripsur nga koha,
në këmbë një palë shapka shtëpie…
Ndërsa,
brenda kapeles bosh,
(pikërisht aty,
ku kalimtari indiferent,
duhej të të shpërblente,
atë copëz shpirt,
po aq të plasaritur,
sa tastot e fizarmonikës),
brenda,
pushon qetësisht,
gjethja nazike…
@Arlinda G.
Invecchiare con te…
Lo so,
noi ancora,
saremo insieme…
Seduti,
sulla stessa
panchina…
aspettando
l’ultimo,
gelido inverno,
della vita…
come due vecchietti rimbambiti…
ancora,
innamorati…
Lo so,
qualcuno,
oserà,
additarci
e ridere di noi…
(di più di me,
l’arzilla, e ribelle)
Invece te,
ancora,
continuerai a dirmi
che sono bella…
Anche se sulla fronte,
il tempo,
avrà lasciato dei geroglifici,
che mai,
non potrò
imparare a decifrarli…
Anche se sui capelli,
l’ultimo inverno,
avrà fatto scendere
la pacifica brizzolatura,
fioccando,
come neve incalpestata..
Lo so,
noi saremo insieme…
Lo sento…
sarà bellissimo…
…invecchiare con te..
( perkthyer nga edrus )

