NE PRANVERE…
Dashuria ime, e fundit…
vdiq… në pranverë…
E mekur,
lindi në dimër…
Ishte Premature….
Jetoi pak…
sa një epilog dimri…
pastaj,
mbylli sytë…
Askush
nuk iu gjend pranë,
në grahmat e fundit…
Ndërsa në varrim,
oh… në varrim,
s’munguam, ne të dy…
S’mungoi, as fjalimi…
(madhështor,
mbi varr…)
S’munguan, as ca lotë…
(krokodili,
në sfond…)
Litarët,
ende
nuk ia kishin dhuruar
nëntokës…
Ndërsa ne të dy…
përtypnim, të paduruar,
ikjen…
…si bisht cigareje të zvjerdhur…
Dashuria ime e fundit
vdiq… ne pranverë…
Nga Ajo…
më kanë mbetur,
ende,
ca petale lulesh, të thara,
mbi flokë…
Jetoi pak…
mushkërite e hajthme,
nuk e përballuan dot acarin…
Tashmë,
çdo pranverë…
ne të dy,
i vendosim lule te varri…
Çdo pranverë,
ndjej se kam një xhep të grisur,
në vend të zemrës…
mbushur plot,
e derdhur, në një cep,
nga sy-qeshjet e saj…
Një xhep të grisur
që kurrë, nuk mësova ta arnoj…
Dashuria ime, e fundit
vdiq… në pranverë…
Më thoni…
si mundet të vdes, një dashuri,
në këtë stine…?
©Arlinda G.

me pelqen menyra e qete sesi shpreh ndjesi kaq te fuqishme e dashur Arlinda.eshte kenaqesi te lexosh punet e tua!
Dërguar më: 26 Gusht 2008, 6:30 amKete poezi e kam paraqitur ne nje ankete te permuajshme poetike ne nje forum tjeter, mbrrita deri ne vendin e dyte… jo me lart…
Dërguar më: 27 Gusht 2008, 2:24 am